Artistja shumë e dashur nga të gjithë dhe mjaft e talentuar si tekstshkruese , Fifi ka shprehur hapur problemet e saj në lidhje.
Ajo shfaqet gjithmonë aktive në rrjetin social Instagram dhe çdo herë që mundet komunikon me fansat e saj, por këtë herë bisedat kanë qenë paksa shumë personale.
Këngëtarja ka treguar rreth një marrëdhënie toksike në të shkuarën e saj dhe një prej fansave e ka pyetur nëse ajo do të vazhdonte të donte dikë që nuk ia kthen dashurinë njësoj dhe Fifi nuk ka nguruar t’i përgjigjet me shumë sinqeritet duke u bazuar në eksperiencat e saj personale.
Mesa duket ajo ka dashuruar dikë me të vërtetë shumë, por ai jo vetëm që nuk e paska dashur, por as respekt nuk kishte.
Një deklaratë e tillë na e theu të gjithëve zemrën dhe me këtë kuptuam arsyen se përse Fifi është mbretëresha e baladave, por sigurisht pa lënë pas dhe këngët ritmike që kthehen në hite brenda pak minutave.
Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen a do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua.
Këto fjalë dyshohen të jenë për Xhuljo Tabakun, i cili ka qenë në një lidhje me të dhe ajo i referohej si “stracciatella’. Një fjalë që e ka bërë tatuazh në trupin e saj, ku në fillim të gjithë menduan se mos ishte shija e saj e preferuar e akullores, por mesa duket ishte ndryshe pasi në një puntatë të “Shiko Kush Luan”, ajo pohoi se ja dedikonte partnerit të saj pasi e thërret me atë emër me përkëdheli.
Nga një anë, Fifi gjithmonë është aty për të na treguar që nuk ka rëndësi se sa e famshme apo e bukur apo e arrirë je në jetë, sërish para dashurisë të gjithë jemi njësoj. Por dhe tregon forcën e femrës, që çdo dhimbje e kalon e forcohet më shumë.
Fifi përveç këtyre, dhimbjen e kthen në art që dashurohet nga të gjithë!