Ditën e sotme, moderatorja kosovare, Elita Rudi dhe njëkohësisht bashkëshortja e reperit më të dashur, Gjiko ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të.
Ajo është pothuajse gjithmonë aktive në rrjete sociale dhe sigurisht nuk mund të mos postonte detaje nga dita e sotme, ku shfaqej në Turqi, në një udhëtim shumë luksoz.
Plot postime dhe InstaStory nga Elita dhe Gjiko në Instagram, ku në to nuk mungonte as vajza e tyre pak muajshe, Bota.
Ndër urimet e marra, ai që bëri më shumë përshtypje dhe shkriu zemrat e të gjithëve ishte i Gjikos, partnerit të saj. Reperi e falenderoi atë për sakrificat që ajo ka bërë për familjen, la gjithçka për ta. Si dhe i shprehu dashurinë duke i treguar se dëshironte të ndante të gjithë ditët e mbetura me të.
Gjithçka që dua është të plakem me ty
Përpos fjalëve të ëmbla të tij, artisti i kishte bërë një tortë shumë të veçantë, ku shfaqej Elita me një siluetë elegante, e tëra e bërë me çokollatë dhe në njërën dorë mbante një shtangë, ndërsa në tjetrën vajzën e saj.
Djali i Gjikos dhe Elitës, Zëri ishte pozicionuar në këmbët e saj.
Një mënyrë kjo për të shprehur të gjithë forcën që zotëron moderatorja dhe femrat.
Reagimi i saj nuk kishte nevojë për fjalë pasi ajo dukej shumë e qeshur dhe e lumtur.
Por nuk mbaron me kaq!
Ai dëshironte t’ia tregonte të gjithë Turqisë dashurinë e tij për partneren dhe ia uroi ditëlindjen në Urën e Bosforit, me anë të një projektori, ku shkruhej:
Gëzuar Ditëlindjen Elita Rudi, Gjiko të do!
Mund të themi që çdo femër do të donte të ishte në vendin e saj, me një bashkëshort të tillë.
Gjithsesi, i urojmë Elitës shumë vite të tjera krah familjes së saj dhe Gjikos.