I ftuar në një emision, këngëtari shumë i dashur për publikun, Sadri Fejzullahu ka zbuluar amanetin e të atit të tij për nipin, artistin Ermal Fejzullahu.
Sabriu e kujtoi me shumë dashuri babin e tij të ndjerë duke përmendur virtytet që ai i ka mësuar përgjatë jetës. Ndër to ishte dhe amaneti i Ermalit, që duhet të ruajë modestinë pas çdo arritjeje në jetë.
Ja ka lënë baba jem porosi dhe amanet, që kur të shkosh nalt, salutoi ata poshtë shkallëve kur të ngjitesh;
‘A jeni mirë? Ju dua shumë, jua ha zemrën’ kështu e ka thënë. Salutoi njerëzit sepse nuk i dihet jetës.