Së shpejti, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër të një vogëlusheje dhe nuk mund të mos përmendim se këngëtares i ka rënë një nur shumë i bukur shtatzanie.
Gjithë kjo bukuri duket se e ka shtyrë Turin të shprehë dëshirën për të patur aq fëmijë sa një skuadër basketbolli.
Ky i fundit ka postuar një foto të bashkëshortes në llogarinë e tij në Instagram, ku krahas postit ka shkruar se do më shumë fëmijë.
Nëse ky është rezultati, unë them ta bëjmë një skuadër basketbolli.
Nga ana tjetër, reagimi i Orindës nuk ka qenë ai që prisnim të gjithë pasi ajo dukej se ishte shumë e revoltuar. Ndoshta kjo prej një InstaStory të bërë disa ditë më parë nga Turi në Instagram, ku Orinda shfaqej e shtrirë duke parë video në telefon, apo dhe prej faktit se producenti e kishte postuar këtë foto pa lejen e saj.
Ajo ka komentuar duke i thënë se nuk do t’i dërgonte më asnjë foto.
Nuk të çoj më asnjë foto, them se janë boll çerçizrat e turqelit që shkrep vetë. Ti vërtetë rri zgjuar natën por unë zgjohem katër orë para teje… edhe pak do të hap arkivën.