Befason Stresi me deklaratën e tij për Ambasadën Amerikane!

Lajme

Kur bëhet fjalë për deklarata publike që shkaktojnë shumë debate, Stresi është emri i parë që i vjen në mendje çdokujt.
Personazhi shumë i përfolur në shtypin rozë nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij ka thënë se llogaria e tij në rrjetin social është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Artisti i kërkon falje fansave të tij që nuk mund t’i përgjigjet mesazheve të tyre deri më datë 12 qershor, dita kur i zhbllokohet llogaria.

Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem!

Rikujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtarit është “Feel Good”, një bashkëpunim me Cbiz.

Tags: ,