Nuk do ta besoni se çfarë ka gdhendur në trup Ledri Vula!

Lajme

Që pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, jeta e këngëtarit më të dashur për të gjithë, Ledri Vula ka ndryshuar krejtësisht dhe ajo është kthyer në personin më të rëndësishëm për të.
Këtë e vërtetoi me këngën e publikuar që para lindjes së saj, “Si baba”. Një projekt i cili u bë hit brenda pak minutave.

Dashurinë e tij për të ai e përforcoi duke i dedikuar një tatuazh ku shkruhet emri i saj, Poem.
Ledri duket se shpreh afeksionin e tij per personat nëpërmjet mbishkrimeve në trup, ai gjithashtu ka gdhendur një tatuazh për gjyshin e ndjerë i cili nuk jeton më.

Epo qartazi Vula i dashuron këto lloj gjestesh, pasi së fundmi, koleksionit të tij të tatuazheve i ka shtuar dhe një tjetër.
Do të befasoheni se çfarë ka gdhendur në lëkurë këtë herë!

Bëhet fjalë për një nga këngët më të dëgjuara e të pëlqyera ndër vite, e cila këndohet akoma nga të gjithë, “100 probleme”. Një projekt ky i shtatë viteve më parë.

Rikujtojmë se Ledri ka lançuar disa ditë më parë këngën e tij më të fundit “Don mo”, në të cilën ishte protagoniste dhe këngëtarja Morena Taraku, por këtë herë si modele.

Tags: , , , , ,