Ditën e sotme është publikuar projekti më i ri i këngëtarit të dashur për publikun, Devis Xherahu.
Ai njihet për bashkëpunimet e tij të shumta me këngëtarë grekë, e këtë herë ishte artisti Panos Psaltis.
Dyshja ka sjellë një version ndryshe të këngës “Aggele mou”, ndryshe në shqip, “Engjëlli im”, një projekt i vitit 2018.
Në një intervistë për “Melody TV”, artisti shqiptar ka zbuluar shumë detaje të bukura rreth projektit muzikor.
Melody TV: I kujt ishte ideja e risjelljes së kësaj kënge?
Devis Xherahu: Kjo këngë është për një vajzë që i ka copëtuar jetën Panos dikur dhe nuk dinte të qetësonte zemrën e tij dhe i kërkonte ndihmë engjëllit. Prandaj dhe kënga quhet “Engjëlli im’.
Melody TV: Kush është ‘engjëll’ për ty?
Devis Xherahu: Të gjithë e kemi një engjëll mbrojtës, por unë e kam humbur babin dhe atë e quaj engjëllin tim.
Melody TV: Si lindi bashkëpunimi me Panos Psaltis?
Devis Xherahu: Me Panon jemi miq të vjetër dhe para dy-tre muajsh po flisnim dhe i thash që kjo këngë është bërë hit. Isha unë që doja të bëja bashkëpunimin, ndërsa ai më tha pse nuk e kemi bërë më parë…
Melody TV: Sa ka ndikuar pandemia tek projektet e planet tuaja?
Devis Xherahu: Pandemia ndikoi në koncertet e mija, por nuk ka ndikuar në krijimtarinë time.
Melody TV: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kjo këngë?
Devis Xherahu: Kjo këngë është një hit dhe për ata që nuk dinë greqisht, të kuptojnë se çdo të thotë kënga. Pritshmëritë janë po aq të mëdha sa dikur, një bashkëpunim greko-shqip.
Melody TV: A është ky projekt muzikor një dedikim?
Devis Xherahu: Dedikimi është për mikun tim Panon. Deri në këtë pikë unë nuk kam zemër e shpirt të copëtuar, sepse gjysmën time e kam pranë meje. Shpresoj mos të kem kurrë të dedikoj një këngë të tillë…