Tanimë është e ditur se këngëtarët më në zë paguhen mjaft mirë në koncerte apo evente të ndryshme festive. Gjithmonë ka patur interes të madh për pagesat e tyre të cilat thuhet se arrijnë në mijëra euro.
Së fundmi janë hedhur disa spekulime se Remzie Osmani nuk merr pjesë në dasma nëse minimumi i pagesës nuk është të paktën 9 mijë euro. Vetë këngëtarja ka reaguar ashpër ndaj këtyre thashethemeve, duke thënë se janë dashakeqëse dhe jo të vërteta. Ajo ka shpjeguar çdo ‘sulm’ ndaj saj nëpërmjet një postimi në Facebook.
Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!
Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.
Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi. I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Me qëllim që këto shpifje të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua.