Një ndër këngëtaret më të përfolura të mediave rozë, Ronela Hajati.
Ajo kishte paralajmëruar që do të vinte me një projekt të ri muzikor që para një viti, por për shkak të pandemisë kjo gjë u shty për më vonë.
Momenti më në fund ka ardhur dhe artsitja ka publikuar këngën e saj më të re “Aventura”. Një projekt i cili është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe duket se meloditë e këngës do të na shoqërojnë gjatë kësaj vere.
Gjatë një interviste, ajo u gjend para një pyetësori të shkurtër, ku një ndër pyetjet ishte se kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.
Këngëtarja u duk se u kap pak e papërgatitur, por pas disa minutash e gjeti.
Jo, këto pyetje do të më bëni, 17 shkurt 2000 eeee…. tetë.
Një përgjigje e cila shkaktoi shumë të qeshura, por nuk zgjatën shumë pasi pyetja pasuese ishte rreth Young Zerkës, ish partnerit të saj, se si është emri i tij i vërtetë.
Ronela dha një përgjigje shumë komike por dhe me pak nota ironie në të…
Pse patjetër kjo pyetje?… Nuk e di, t’i hapim pasaportën. Dielli miq, rrezatimi i tij godet, rrezatimi i tij është fatal.