Flori Mumajesi rrënqeth me fjalët për nënën e tij të ndjerë…

Lajme

Kantautori më i dashur i publikut, Flori Mumajesi, ka humbur njeriun më të shtrenjtë për të, nënë e tij, në shkurt të këtij viti.
Ajo ishte në një betejë me një sëmundje nga e cila vuante prej shumë kohësh, por fatkeqsisht nuk mundi t’ia dilte.

Ditën e sotme, ai ka shkruar disa rreshta për humbjen e nënës së tij, të cilat na emocionuan të gjithëve. Në to shprehet dhimbja e artistit për mungesën e së ëmës dhe se sa shumë i mungon ajo.

Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se më ka marrë malli të të mbaj erë në qafë, më ka marrë malli të të puth, të të shoh, të të prek, të më shkruash se sapo më ke parë në TV, e të me thuash se si dola dhe pastaj të të marr në telefon e të flas me ty, të të dëgjoj zërin e të më thuash DJALI MAMIT!

Tags: ,