Këngëtarja shumë e njohur, Tuna Sejdi, është bërë nënë për herë të dytë.
Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Tuna ka zbuluar se ka mirëpritur një djalë, të cilit i ka vendosur emrin, Zen.
Disa momente pas postimit të këtij lajmi ka reaguar Patrisi, duke lënë të kuptuar kështu se është babai i fëmijës së dytë të artistes.
Edhe pse janë bërë prindër për herë të dytë, nuk e ka ndaluar Tunën që të vazhdojë të hedhë ‘kunja’ nëpër rrjete sociale për ish-partnerin.
Në Instagram, ajo ka postuar një ‘story’, ku shkruhej se:
Nëse doni një përgjigje të vërtetë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, thuhet në shprehjen e shpërndarë nga artistja.
Rikujtojmë, se në dhjetor të vitit të kaluar kanë qarkulluar shumë fjalë për ndarjen e tyre. Por më pas këngëtarja e ka vërtetuar divorcin e saj me Patrisin me anë të heqjes së mbiemrit ‘Berisha’ duke e vendosur sërish ‘Sejdi’, pra mbiemrin e saj, si dhe duke mos e ndjekur më në Instagram.
Mbetet akoma mister arsyeja e ndarjes së tyre.