Pavarësisht se nuk jeton në Shqipëri, emri i tij është i njohur për publikun shqiptar pasi Klement Tinaj numëron disa projekte muzikore të publikuara derimë tani. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë biografinë e artistit, klikoni këtu.
Vetëm pak ditë më parë, Klementi, për të cilin mund të themi me plot gojën se bën shumë gjëra njëkohësisht, ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Her Zeshkanja, her Bjondina”.
Që nga titulli duket se artisti nuk është i vendosur se kë të zgjedhë. Madje në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, Klementi ka shpjeguar se teksti i këngës ka të bëjë me një ngjarje reale në jetën e tij.
Artisti ka zbuluar disa detaje për këngën e tij më të re, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
Melody TV: “Her Zeshkanja, Her Bjondina” me cilët keni bashkëpunuar për këtë projekt muzikor? Ku është xhiruar klipi?
Klement Tinaj: Muzika është punuar nga “Global Records” ndërsa për videon është përkujdesur “Blue Sky Lan”. Sa i përket xhirimeve të klipit, janë xhiruar në Malibu në Hollivud.
Melody TV: Në jetën reale ju pëlqejnë më shumë zëshkanet apo bjondet?
Klement Tinaj: Kjo këngë është bazuar në një histori të vërtetë. Bëhet fjalë për dy vajza që i doja para pak kohësh, të cilat ishin njëra zëshkane dhe njëra bjondinë. Madje teksti në fillim ka qënë: “Her zeshkanja her bjondina- shkojn e vin te Klement Tinaj”. Por në momentet e fundit e ndryshova. Për momentin kam dëshirë të gjej një vajzë të sinqertë dhe të thjeshtë që të kombinojmë dhe të gjitha do realizohen.
Melody TV: Komenti më i bukur që keni marrë për këngën?
Klement Tinaj: Komenti dhe komplimenti më i bukur më erdhi nga nëna ime që ishte pak sëmurë: “Ma kënaqe zemrën djali im. M’i shtove edhe 10 vite”.