Ajo është një ndër artistet më të dashura të tregut muzikor shqiptar, zëri i të cilës është padiskutim një ndër krenaritë shqiptare.
Në një intervistë të dhqënë së fundmi për “E diela shqiptare”, Juliana Pasha ndër të tjera ka folur për herë të parë për jetën e saj private, duke zbuluar se një ndër sfidat e saj më të mëdha në jetë është mosardhja në jetë e një fëmije.
“Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura“, tregoi ndër të tjera këngëtarja.