Sot në “Top 5” do të sjellim disa prej këngëve më të bukura dedikuar gjuhës shqipe. Duke qënë në muajin e shqiptarëve, sigurisht që këto këngë janë më shumë të dashura nga ju.
Ja cila është përzgjedhja jonë për sot:
Paro & Dashuri Hysaj – Gjuha jone si drite e syve Kjo këngë kaq e bukur është prodhuar në gushtin e këtij viti dhe duhet thënë që është një ndër krahasimet më të bukura që i është bërë gjuhës shqipe, pra si dritë syri
Adem Barbullushi & Migena Buci – Gjuha Shqipe është një tjetër këngë mjaft e suksesshme, e cila është pubikuar në tetorin e vitit 2018-të. “Gjuha e Nenes është e shenjte” është një ndër frazat më të vecanta të kësaj kënge.
Gjuha e Shpirtit – Manjola Nallbani ft. Fortana Pacolli Një tjetër këngë që të bën të rrahë zemra fort teksa e dëgjon, falë tekstit kaq të bukur. Ky projekt muzikor është një prodhim i ri muzikor, dedikuar festave të nentorit.
Bekim Ibrahimi – Gjuha shqipe si mjalt n’hoja Një tjetër krahasim i bukur i është bërë gjuhës shqipe, duke e krahasuar me mjaltin. Kjo këngë, e cila ka pak ditë që është publikuar, është shndërruar menjëherë në një ndër këngët më të preferuara nga publiku shqiptar.
ARTIOLA & PONI – FOL SHQIP Edhe pse është një këngë e publikuar rreth 7 vite më parë, kjo këngë vazhdon të mbetet një ndër këngët më të dëgjuara dhe të preferuara nga ana e publikut shqiptar.
Shijojini këto këngë të bukura të kënduara me kaq shumë dashuri, sot në orën 20:00 në Melody TV.