Pas suksesit që korri me bashkëpunimin e tij me Nexhip Didën, “Kalaja e Dodës”, Medi Puci sapo ka publikuar një tjetër projekt muzikor, në të cilin ka zgjedhur të mos vijë vetëm.
“Ne kopshtin tand oj Zanë” mban titullin kënga me e re e Medi Pucit, i cili ka bashkuar fuqitë me një tjetër emër mjaft të njohur në muzikë, Perlat Sheqeri.
Kjo këngë ka rezultuar mjaft e pëlqyer që në momentet e para të publikimit, një këngë të cilën mund ta ndiqni në programacionin e Melody TV.
I kontaktuar nga Melody TV, Medi Puci ka zbuluar më shumë për këngën e tij më të fundit.
Melody TV: Si lindi bashkëpunimi juaj me Perlat Sheqerin?
Medi Puci: Me Perlat Sheqerinjemi miq, shokë dhe kolëgë shumë të mirë. Pas kaq shuëm vitesh miqësi menduam të sjellim një këngë të pastër shqiptare, të cilën kemi vendosur ta titullojmë “Ne kopshtin tand oj Zanë”.
Melody TV: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin e këtij projekti muzikor?
Medi Puci: Sa i përket tekstit dhe muzikës, ai është punuar me shumë profesionalizëm nga Hilmi Kolgjegja ndër për orkestrimin mban vulën Alfred Qemalaja. Klipin nuk mudn t’ja besonim tjetër vecse “Dart Channel”, të cilët kanë punuar me shumë dashuri për këtë projekt.
Melody TV: Si është pritur kjo këngë nga publiku shqiptar?
Medi Puci: Të them të drejtën publiku e ka pritur mjaft mirë këtë këngë dhe kemi marrë shumë vlerësime dhe komente pozitive, për të cilat ndihemi mjaft krenar. Eshtë vërtet ndjesi e vecante kur puna jote pëlqehet nga publiku dhe për këtë dua t’i falenderoj pafund.