Shumica e artistëve shqiptarë numëron të paktën një projekt muzikor në karrierën e tij, i cili i dedikohet Shqipërisë.
Sot në “Top 5” kemi përzgjedhur disa prej këngëve dedikuar Shqipërisë, të cilat janë kënduar nga artistë meshkuj.
Bekim Ibrahimi – Gjuha Shqipe Si Mjalt N’Hoja është një prodhim muzikor mjaft i re në tregun muzikor shqiptar, i bërë publik vetëm 5 ditë më parë.
Ylli Baka- Sa e dua Shqiperine është një publikim i vitit 2012-të, i cili ende vazhdon të preferohet shume nga publiku shqiptar.
Etonon – Albanian është një tjetër këngë mjaft e njohur shqiptare, e cila edhe se ka shumë vite që ka dalë në treg ende dëgjohet shumë.
Sinan Hoxha – Xhamadani është një këngë, të cilën artisti e ka performuar në shuëm programe televizive.
Gena – Shqiper o nena ime është një këngë mjaft e njohur, e cila të emocionon sa herë e dëgjon, të cilin Gena e ka interpretuar me shumë profesionalitet.
Mos humbisni transmetimin e plotë të këngëve sot ora 20:00 në Melody TV.