"Top 5" me disa prej këngëve më të bukura të Gold AG

“Top 5” me disa prej këngëve më të bukura patriotike të Gold AG

Lajme

Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është një artist, i cili numëron shumë këngë të suksesshme por njëkohësisht edhe patriotike.

Sot, në rubrikën “Top 5”, kemi përzgjedhur disa prej këngëve më të bukura të artistit.

“Urime Shqipni” është një projekt muzikor, i cili është publikuar në nëntorin e vitit 2012-të, një dedikim ky për Pavarësinë e Shqipërisë.

“Prej Tropoje” është një bashkëpunim, të cilin Gold Ag e ka sjellë së bashku me Ismet Bexheti, publikuar në Nëntorin 2018-të.

“Sokoli” është një tjetër këngë mjaft e pëlyer e Gold AG, dedikuar dëshmorit për liri, Naim Beka.

“Pushke & Cifteli” është një bashkëpunim mes Leonora Jakupit dhe Gold AG, e publikuar në shkurtin e vitit 2016-të, një këngë gjithashtu mjaft patriotike.

“Flamur N’Zemer” është një tjetër këngë mjaft që ta ngre zemrën në peshë, të cilën Gold e ka sjellë në bashkëpinim me Remzie Osmanin, në nëntor të vitit 2012-të.

Shijoni këto këngë patriotike, sot ora 20:00 në Melody TV.