Blerina Dibra është një vajzë Hasi me një talent të mrekullueshëm, e cila numëron rrth 21 vite karrierë muzikore. Vetëm pak javë më parë, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri , të titulluar “Bukurosh”, një këngë që ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, këngëtarja ka zbuluar më shumë për projektin e saj më të fundit pro edhe projektet e së ardhmes.
Melody TV: Si lindi ideja për krijimin e këngës “Bukurosh” dhe sa kohë ju është dashur të punoni për të?
Blerina Dibra: Këngën “Bukurosh” e kam nisur para se në Shqipëri të shfaqej Covid-19 dhe në atë kohë po mendonim të bënim këngën dhe ta publikonim pikërisht në muajin mars.
Por për shkak të masva të marr nga qeveria, unë e kisha të pamundur të bëja regjistrimet. Pas hapjes së kufijve në fillim të shtatorit, vendosëm të vazhdonim me punën intensive.
Melody Tv: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?
Blerina Dibra: Kënga “Bukurosh” është një kompozim i Xhenit me tekst të Abas Selmani. Ndërsa për klipin është kujdesur Ernis Cili, për pamjen time, e ëmbla Rozana Capele. Sa i përket veshjes, jam kujdesur vetë.
Melody TV: Komente mjaft pozitive ka marrë kjo këngë në rrjetet sociale, a mund të vecosh njërin prej tyre?
Blerina Dibra: Sa i përket komenteve të këngës kanë qënë mjaft pozitive dhe për këtë i falenderoj të gjithë ata që më mbështesin me projektet e mia.
Ndër komentet më të shpeshta kanë qënë: “Shumë e bukur kënga”, “Ti shkëlqen”, “Nuk ka rëndësi cfarë kënge këndon, zëri yt është i rrallë” dhe shumë e shumë të tjera. Kur lexon dhe merr kaq shumë dashuri nga publiku, gjithcka që është negative zhduket dhe kthehet në pozitivitet.
Melody TV: Keni filluar punën për projektin e ri apo ende po shijoni suksesin e “Bukurosh”?
Blerina Dibra: Jam duke punuar për projekte të tjera dhe shpresoj që ndjekësve dhe dashamirësve të mi, t’ju pëlqejë. Unë gjithmonë jam ndjerë shmë mirë dhe krenare sepse ata që më mbështesin mua janë të shumtë dhe si pasojë më japin shumë shkas dhe energji për të punuar dhe për të sjellë gjëra të reja. I falenderoj shumë pasi janë ata pa jemi ne.