Kada Bislimi biografi

Kada Bislimi: Dëshiroj që në të ardhmen muzika të jetë profesioni im

Lajme

Ajo ende shumë e re në moshë por me një talent mjaft të madh. Bëhet fjalë për Kada Bislimin, e cila ka vetëm pak kohë që ka publikuar projektin e saj të parë, “Nena Ime”.

Kada është vetëm 14-vjec dhe studion në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë. Ajo është një ndër nxënëset më të mira në klasën e saj. Kada ka qënë gjithashtu një ndër pjesëmarrëset e “The Voice Kids 3”, duka kaluar vetëm fazën e parë. Përvec “Nena ime”, ajo ka publikuar edhe koverin e këngës “Shqipëria ime”, e cila numëron 100 mijë klikime në “Youtube”.

E kontaktuar nga Melody TV, Kada na ka zbuluar më shumë për veten e saj.

Melody TV: Kur kuptove që kishte talent për muzikë?

Kada Bislimi: Me muzikë kam filluar të merrem rreth moshës 5-vjecare, ku i këndoja zakonisht familjes, vecanërisht gjyshit tim. Talentin tim për muzikë, fillimisht e kanë zbuluar prindërit, të cilët kanë qënë mbështetësit më të mëdhenj dhe kjo është mjaft e rëndësishme për mua, pasi familja është baza e suksesit.

Melody TV: Kush e ka bërë tekstin dhe muzikën e “Nena ime”.

Kada Bislimi: “Nëna ime” është projekti im i parë profesional, i publikuar në mars të vitit 2020-të dhe që është punuar me mjaft profesionalizëm nga Genc Prelvukaj dhe shtëpia e tij diskografike, “Black Fish Entertainment”.

Melody TV: Cila është këngëtarja juaj e preferuar?

Kada: Nuk kam ndonjë këngëtare të preferuar por më pëlqejnë këngët e Billie Ellish. Ndërsa adhuroj zërin e Arilena Ara.

Melody TV: Dëshiron që në të ardhmen muzika të jetë thjesht një pasion apo profesion.

Kada: Në të ardhmen dëshiroj që muzika të jetë profesioni im.