Së fundmi në mediat online kanë nisur të qarkullojnë lajme se Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra do të bëhen sërish prindër, zërat madje kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës dhe përflitet se është djalë.
Në një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka shkruar: “Nuk është e vërtetë”, duke lënë kështu të nënkuptohet se lajmet që po qarkullojnë në mediat onlinë janë të gabuara.
Sinan Hoxha dhe Andrra Destni kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth 5 vite më parë dhe janë prindër të një djali të quajtur Ansi.