Ledri dhe Stresi fotografohen bashkë, a mund të kemi një bashkëpunim?

Lajme

Dyshja e njohur, Ledri Vula dhe Stresi, është fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit në qytetin e Prishtinës.

Secili prej reperëve ka ndarë në profilin e tyre fotografitë, teksa shihen duke buzëqeshur. Kujtojmë që të dy artistët i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre rreth një vit më parë dhe këto imazhe vërtetojnë qartë se mes tyre ekziston një miqësi e sinqertë.

Por cila është arsyeja që Ledri dhe Stresi janë bërë bashkë? A është kjo një shenjë se mes tyre do të kemi një bashkëpunim?

Edhe pse jemi të pasigurtë për një projekt mes dyshes, ne jemi të bindur që të gjithë do dëshironin një bashkëpunim mes tyre.