Në rubrikën e sotme, “3 From 1” kemi vendosur t’i përshtatemi motit, i cili sot ka qënë me shi.
Ja cilat janë tre prej këngëve më të bukura dedikuar shiut.
“Si shiu” e Argjentina Ramosaj është një këngë e publikuar në marsin e vitit 2014-të, e cila rezultoi tepër e pëlqyer në atë kohë por edhe tani vazhdon të dëgjohet pafund nga publiku shqiptar.
“Shiu” e Ylli Limanit është një tjetër baladë tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar, e cila është publikuar në shkurtin e vitit 2017-të.
Miriam Cani është një tjetër artiste, e cila në karrierën e saj muzikore ka një projekt muzikor me titull “Shiu im”, një këngë e publikuar në qershorin e vitit 2014-të.