Albërije Hadërgjonaj vs Arkiva Shqip

Albërije Hadërgjonaj vs Arkiva Shqip

Lajme

Mediat online po ziejnë nga zhurma e madhe e krijuar mes artistes së njohur Albërije Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip.

Gjithcka nisi në rrjetet sociale, ku Albërija festonte mbylljen e kontratës me Arkiva Shqip, ndërsa kjo e fundit akuzonte këngëtaren për një sjellje jo të hijshme, duke folur keq për artistet e tjera.

Ndërkohë që Albërija është shprehur se ka nisur një gjyq kundër Arikës Shqip, kjo e fundit ka vijuar më tej sulmin, duke publikuar një video teksa artistja akuzonte ata, se nuk kishin bërë promovimin e duhur të saj dhe se tashmë pjesë e Arkivës ishin “k*rva” dhe jo artiste të vërteta.

Po a është e drejtë që një medium, të hedhë poshtë punën e një artisteje, duke e denigruar publikisht?

Ndoshta nuk jemi ekspert për të vlerësuar talentin e Albërijes por është një artiste që mban në kurriz më shumë se 20 vite karrierë dhe numëron disa hite muzikore.

A është e drejtë që një artisteje t’i preket privatësia, duke regjistruar biseda telefonike kur ende ishte në një kontratë me ta?

Pavarësisht se Albërija ka bërë një deklaratë jo të hijshme, ajo nuk ka bërë përcaktime për të ofenduar artistët e tjerë dhe cfarë është më e rëndësishme, ajo ka kërkuar faljë publike në programin “Ftesë në 5” në Top Channel, për mënyrën se si është shprehur.

Ndërkohë që beteja vazhdon, ku Arkiva Shqip ka rregjistuar cdo lëvizje dhe telefonatë të artistes, për të cilat shprehet se do i bëjë publike, Albërija nga ana tjetër nuk do e lërë me kaq këtë sherr të bujshëm, ne dëshirojmë të dimë, jeni Team Albërija apo Team Arkiva Shqip?