Tre prej këngëve më të kërkuara në Melody TV

Tre prej këngëve më të kërkuara në Melody TV

Lajme

Sot në rubrikën “3 From 1” kemi vendosur të sjellim tek ju tre prej këngëve më të kërkuara në Melody TV.

Këto tre këngë mund t’i ndiqni të plota sot në orën 20:00 në Melody TV

Zhytem (Je t’aime) është bashkëpunimi i tretë i dyshes së njohur Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët si gjithmonë nuk zhgënjejnë. E publikuar rreth një muaj më parë, kjo këngë është shndërruar në një ndër këngët më të preferuara të publikut shqiptar.

Lumi B dhe Yll Limani kanë bashkuar për herë të parë fuqitë dhe kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Pate”. Edhe pse është publikuar rreth një javë më parë, është një ndër këngët që dëgjohet pafund nga publiku.

Dhurata Dora X Azet – Fajet është një tjetër këngë mjaft e suksesshme dhe e pëlqeyr këtë verë, e cila është publikur korrikun e këtij viti.