Shkumbin Ismaili prezanton në "Top 5", këngët që i kanë rezistuar kohës

Shkumbin Ismaili prezanton në “Top 5”, këngët që i kanë rezistuar kohës

Lajme

Shkumbin Ismaili është një këngëtar mjaft i njohur dhe i pëlqyer për publikun shqiptar, i cili ka shumë vite që vepron në tregun muzikor shqiptar, duke i rezistuar cdo vështirësie që mund të ketë hasur në këto vite.

Sot kemi përzgjedhur të sjellim tek ju 5 prej këngëve më të bukura të tij:

“Dikur” është një projekt muzikor i Shkumbin Ismailit, i publikuar rreth 6 vite më parë, i cili i dedikohet një dashurie të humbur.

“Mos me akuzo” është një prodhim i vitit 2013, i cili ka rezultuar mjaft i pëlqyer për publikun shqiptar.

“Se c’mu desh” është një këngë që ka bërë debutimin e saj në vitin 2017-të, në të cilin Shkumbini vazhdon të ruajë rrymën e tij muzikore.

“Nuk ta fal” është bashkëpunimi i vetëm i përzgjedhur në këtë “Top 5” për Shkumbin Ismaili, i cili ka ardhur me këngëtaren e njohur Poni.

“Ndjeva Mall”, e publikuar rreth 9 muaj më parë , është një tjetër këngë e suksesshme e Shumbinit, e cila i dedikohet mallit.

Transmetimin e plotë të këtyre këngëve mund t’i ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV