Sot rubrika “3 From 1” bëhet më e bukur se kurrë pasi kemi vendosur të sjellim tek ju tre prej valleve më të bukura me motive shqiptare.
1. Grupi i Valleve – Vallet e vendit tim
2. Ansambli i Këngëve & Valleve – Valle shqiptare
3. Trupa e Baletit Top – Oj çike malësore
Vallet popullore jane pjesë e kulturës artistike popullore, që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore.
Vallet popullore shqiptare janë aq të lashta, sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar. Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia, luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë, fejesave dhe martesave popullore.
Në kohërat kur nuk kishte instrumente muzikore, luheshin valle pa shoqërim instrumental, të cilat shoqëroheshin me ritmin e shuplakave të duarve, me ritmin e të rrahurit të këmbëve apo edhe me shoqërim të këndimeve vokale nga ana e vet valltarëve apo e ndonjë grupi këngëtarësh vokal. Sot ato shqërohen me ritmet dhe meloditë instrumentale, kurse ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi.
Vallet popullore shqiptare dallojnë nga fshati në fshat e nga krahina në krahinë por ato të gjitha shprehin forcë, burrëri, trimëri, karakterin luftarak , etj.me të cilat karakterizohet edhe vetë populli shqiptar.
Mos humbisni sot transmetimin e plotë të valleve të mrekullueshme në orën 20:00, në Melody TV