Edhe pse është mjaft i ri në moshë, Brajan Rryta është një talent, i cili premton shumë.
Derimë tani ai numëron 5 projekte muzikore, të cilat sa vijnë dhe preferohen më tepër nga publiku.
“Dite e bukur sot” është projekti debutues i Brajan, i publikuar rreth 10 muaj më parë.
“Shoqja e klases”, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019-të, është një tjetër projekt e Brajan, mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.
“Ami”, një tjetër këngë e Brajan, e publikuar në shkurt 2020.
“Babi” është një ndër këngët më të suksseshme të Brajan, i cili ka ardhur me një dedikim mjaft të vecantë për babain e tij, që pa diskutim të gjithë do e dëshironim.
“Amon” është kënga më e re e Brajan, i cili për herë të parë ka ardhur në një bashkëpunim me Aldo Musaku. Ky projekt muzikor është publikuar rreth dy javë më parë.