Sot në “Top 5” sjellim në vëmendje Vullnet Ibrahimi me disa prej këngëve më të bukura të tij.
Kantauatori numëron disa projekte muzikore në karrierën e tij mjaft të suksesshme, por ja cilat kemi përzgjedhur për t’i sjellë tek ju:
“Me Merr” është një prodhim i vitit 2013-të, një projekt me të cilin Vullneti arriti të pëlqehej shumë nga publiku shqiptar.
“Me mire me zemer” – Për këtë projekt muzikor, Vullnet Ibrahimi ka bashkuar fuqitë me Vedat Ademin rreth tre vite më parë.
“Jam aty” është një tjetër bashkëpunim i Vullnetit po ashtu mjaft i pëlqyer për publikn shqiptar. Për këtë këngë, artisti ka bashkëpunuar me Rosela Gjylbegun.
“Heret dhe vone” është një prodhim i vitit 2014-të por që ende vazhdon të dëgjohet nga publiku shqiptar.
“DIELL me SHI” është një nga prurjet më të reja të Vullnet Ibrahimit, e publikuar vetëm një javë më parë. Ritmik por edhe romantik ka ardhur artisti në këtë prurje të re muzikore, që ka marrë vëmendjen e publikut që momentet e para të publikimit.
Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në “Melody TV”