Pushimet e verës kanë nisur edhe pse këtë vit na janë prishur pak planet me situatën e pandemisë.
Ndryshe nga vitet e tjera ku zgjedhja për pushimet ka qënë më shumë e fokusuar në destinacionet jashtë Shqipërisë, këtë vit destinacioni ka qënë vetëm një, riviera shqiptare.
E pikërisht kështu kanë zgjedhur gjithashtu edhe VIP-at ku i shohim në postime të ndryshme në plazhet tona mahnitëse.
Edhe Redon Berani ka zgjedhur gjithashtu që pushimet ti kalojë në Shqipëri.
Ai është emri më I ri në muzikë por potenciali i cilit ndjehet që tani.
Redoni ka publikuar në profilin e tij në Instagram foto nga plazhi i jugut dhe nga Mali i Robit.
Djaloshi simpatik duket shumë i relaksuar.
Nuk kanë munguar as komentet nga nëna e tij, Gili, ku sigurisht janë plot dashuri dhe reflektojnë edhe lidhjen e bukur që ato kanë.