Fatjeta kryeson duelin me diferencë vetëm…

Lajme

Trendi më i ri i muzikës që është përhapur shumë vitet e fundit janë ripërpunimi i këngëve ekzistuese ose cover-at.

Artistë të rinj, por jo vetëm, zgjedhin këngë të ndyshme të cilat i kanë pëlqyer gjithmonë dhe i sjellin ato të kënduara në versionin acoustic.

Pikërisht këtë trend të ri e kemi patur në fokus në duelin e sotëm në My Melody, ku këngët e përzgjedhura janë Fatjeta Barbullushi me këngën “Pash dy sytë në ball” dhe Gussi, një artist i ri i cili ka sjellë cover-in e kësaj kënge.

Dueli është publikuar si gjithmonë në story në profilin Instagram të Melody TV Albania, ku publiku mund të votojë se cili version i pëlqen më shumë, ai origjinal apo ai cover.

Sot publiku i Melody TV ka qënë shumë i lëkundur pasi deri në minutën e fundit të emisionit ka qënë para me vetëm 1 votë Gussi Por rezultati ka ndryshuar në minutat e fundit Ku me vetëm 1% ka kryesuar Fatjeta.

Kënga fituese do të jetë kënga përmbyllëse e rubrikës My Melody në Melody TV.