“Top 5” me Leonora Jakupi

Lajme

E nisim rubrikën “Top 5” për këtë javë me një artiste jo vetëm të famshme por gjithashtu të konsideruara si një ndër femrat më të bukura shqiptare, për të cilën vitet janë thjesht numra, Leonora Jakupi.

Me një karrierë të gjatë në muzikë ajo i ka rezistuar kohës duke qënë gjithmonë një ndër artistet më të komentuara të muzikës.

Mediat e kanë patur në vëmëndje për jetën e saj private, profesionale si dhe gjithmonë e komentuar për “sherrin” e famshëm midis saj dhe Adelina Ismaili.

Sot do të kujtojmë 5 nga më të mirat.

5.“Ky është fundi” e publikuar 7 vite më parë e cila direkt u bë një hit e cila kërcehej kudo.

4.“Pushkë e çifteli”, bashkëpunimi i saj me Gold AG e publikuar 2 ditë nga dita e Pavarësisë së Kosovës, një këngë ritmike me motive patriotike.

3.“Pa asnjë dyshim”, balada e cila preku zemrat e të gjithëve, e publikuar në Maj të vitit 2017 e shoqëruar më një klip ku Leonora shfaqet mahnitëse me look-un e saj.

2.”Të kam jetë”, ritmike dhe me një pamje të freskët, kënga e publikuar në vitin 2016, ku ka marrë qindra komente pozitive në Youtube.

1.“A m’ke harru”, pas dy vitesh pauzë një tjetër hit i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe u kthye në një hit të pa diskutueshëm.

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody TV, sot në orën 20:00.