Alban Skënderaj

Biografia

Alban Skënderaj lindi më 20 prill të vitit 1982 në Lushnje, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku ALbani kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo”. Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuariati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua.

Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën “Vetem ty” e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshentëve.

Diskografia

“Thirrje E Deshperuar”/ “Vetem Ty”/”Diçka”/”Eklips”/”Ky Ritem”/”Larg Dhe Afer”/”Njehere Ne Jete”/”Let Me Die On You”/”Melodi”/”Fllad Ne Shkretirë”/”Wallking Through The Silence”/”This Is Your Day”/”Si Më Parë”/”Ende Ka Shprese”/”Mirsevjen Ne Shpirtin Tim”/”Mirmengjes”/”Me Prit Atje”/”Refuzoj”/”Një Ëndërr”/”Nese Thua Po”/”Peng”/”Mrekulli E Tete”/”Je Ti”/”Urat E Jetes”/”24 Orë”/”Unë Dhe Ti”/”Kam Nevoje”/”Duart Lart”/”Engjëll”/”1000 Premtime”/”Nuk Je Vetem”/”Dhurata”/”More Than A Song”/”Imagjino”/”Ping Pong”/”Drejt Suksesit”/”Deja Vu”/”Lea”/”Faleminderit”/”Drejt Në Zemër”/”Duamë/”Çdo Ditë Një Shën Valentin”/”Ki Mëshirë”/”Parajsa Ime”