Në fund të çdo viti, përveç atmosferës së bukur festive, është gjithashtu edhe periudha e planeve të mëdha për vitin që do të nisë.
Por viti 2020 kishte rezervuar surpriza për të gjithë ne e sidomos për planet tona ambicioze…
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me planet e Capital T, i cili ka postuar një statur në Instagram ku ka shkruar:
“A u prishën planet tuaja këtë vit? Të miat gjithashtu, por gjejeni çfarë, bëra disa të tjera akoma dhe më të mira dhe do ta shkatërroj këtë vit të shkatërruar tashmë”, ka shkruar artisti krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
Jemi të sigurt se planet e tij ai ka filluar ti realizojë, ku kujtojmë se para disa ditësh ai bëri të ditur se brenda muajit do të sjellë albumin e tij të ri të titulluar “Skulpturë”.
Po ju i keni ndryshuar planet tuaja për këtë vit?