Personazhet e famshëm shihen nga publiku si ata të cilët janë gjithmonë të adhuruar dhe kur i shohim aq perfekt dhe të lumtur në ekran na duket se jeta e tyre është gjithashtu perfekte.
Por ja që nuk është kështu…
“Koha live” ka publikuar një listë me personazhet të cilat edhe pse të bukur dhe të suksesshëm i kanë thyer zemrën dhe i kanë tradhëtuar partnerët:
Albërije Hadërgjonaj: Ajo njihet për natyrën e saj shumë të çiltër e cila i thotë gjërat troç dhe nuk e vret më mendjen për opionion e të tjerëve, ka rrëfyer se është tradhëtuar nga ish bashkëshorti: “E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”– ka treguar këngëtarja e njohur e ftuar para disa kohësh në “Top Show Magazine”
Kjo deklaratë ka surprizuar moderatorët dhe më tej Alban Dudushi e ka pyetur si reagonte ajo kur ish-burri e ka tradhëtuar: “Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”– ka treguar Albërija duke qeshur.
Huyeda El Sayed: Aktorja dhe balerina shumë simpatike e cila jeton mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e ftuar para disa kohësh në programin “Top Show Magazine” ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj francez, me të cilin ka edhe një djalë. Ajo konfirmoi spekulimet e medias rozë duke treguar hapur se u nda nga biznesmeni, Michael Tamisier pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar. “Qava për dy javë dhe më pas u ngrita”– deklaroi Hueyda “live” gjatë emisionit.
Arta Memedi: E ftuar në emisionin “Thumb” disa muaj më parë, reperja nga Kosova, pranoi që i dashuri i saj Rinori e ka tradhtuar me Taynan.
E pyetur nga moderatorja Aulona Musta në lidhje me tradhëtinë nga ana profesionale dhe private e tij ajo është shprehur:
“Po. Është problemi që mua nuk më kishte dhembur shumë nëse më kishte tradhëtuar në anën personale sepse ndodh. Meshkujt gabojnë. Na duhet të kuptojmë ndonjëherë se njerëz jemi, gabojmë dhe duhet të falim. Mirëpo ana profesionale është jo që më ka prekur më shumë sepse unë me atë synim kam shkuar në Prishtinë. Kam punuar shumë. Rrugëtimi im për muzikën është shumë i gjatë dhe ajo ka qenë që më ka prekur më shumë.”-ka rrëfyer reperja.
Rovena Dilo dhe i dashuri i saj përfunduan lidhjen e tyre katër vjeçare disa muaj më pare. Ajo ka folur për lidhjen e saj me Eltionin e ftuar në “Këndo këngën time” ku ka thënë:
“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.
I famshëm apo jo, nuk ka rëndësi, në fund të gjithë jemi tokësorë dhe mund të zhgënjehen.