Historia e Stresit me partneren e tij Kejsin ka qënë disa herë në fokus të medias rozë.
Gjatë verës së vitit të kaluar ata i dhanë fund lidhjes së tyre, por pak kohë më parë u rikthyen sërish bashkë.
Por nuk zgjati shumë dhe dyshja janë ndarë dhe nuk e ndjekin më njëri – tjetrin as në rrjetet sociale.
E pyetur se kur do të kthehet në Shqipëri, Kejsi ka thënë se: “Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri”.
Arsyeja e ndarjes nuk është konfirmuar por një postim i Kejsit ka hedhur dyshimet se shkaku ka qënë tradhëtia:
“Nëse tradhëton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhëtuar veten nga besnikëria e vërtet”.
Duket se kjo do të jetë një javë shumë stresuese për Stresin e shoqëruar edhe me humbjen e vendit të parë në The Top List.