Më të mirat e “Lelës”

Lajme

Rubrika “Top 5” sot ka në fokus një ndër zërat më potent të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe.

E adhuruar nga shqiptarët kudo në Shqipëri de jashtë saj, ajo është ndër artistet më të sksesshme të muzikës sonë.

Çdo këngë e saj shëndrrohet në hit. Origjinale dhe me energjinë që e karakterizon në skenë dhe në jetë, ajo ka fituar zemrën e fansave jo vetëm për zërin por edhe për thjeshtësinë dhe çiltërsinë që ajo ka.

Gjithnjë pranë fansave të saj me muzikë live në club-in e saj, i cili orfronte show të përjavshëm, aktualisht i mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19.

Shfaqjen e saj më të fundit në publik e kemi parë në sfilatën e Joni Peçi, me të cilin ajo ka një miqësi të gjatë dhe të ngushtë.

E shoqëruar nga vajza e saj, Grejs, ajo është shfaqur si gjithmonë me shumë energji dhe me një look të ri flokësh. Ajo gjithmonë ka guxuar me look-un e saj.

Ja cilat janë sipas Melody TV 5 këngët më të mira të tij të renditura nga vendi i pestë në të parin:

5.“Të dua”

4.“Shpirt i shpirtit tim”

3.“S’nuk”

2.“Origjinale”

1.“Ja ke nge”

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody TV sot, ora 20:00.