Joni Peçi ka realizuar sfilatën e tij në “E djela shqiptare”.
Dita e sotme ka qënë shumë e veçantë, jo vetëm për stilistin Peçi, por gjithashtu edhe për Marsela Çibukaj.
Marsela dhe Vitmari qenë të fundit që sfiluan. Dyshja parakaloi nën tingujt e “La vita” të Shirley Bassey, interpretuar nga zërat e fuqishëm të Inva Mulës dhe Aurela Gaçes.
Historia e tyre u bë publike në fillim të 2019-s dhe kishte zëra se do të kishim dasëm së shpejti, por askush nuk e mendoi se do të martoheshin live në një sfilate.
Kujtim shumë i bukur për çiftin.
Me trashëgime dhe si e kemi në shqiptarët, tani presim lajmin e bebit…