“3 from 1” – Rithink folk music

Lajme

Në “3 from 1” sot do të kemi në fokus tre këngë të vjetra të sjella të ripërpunuara.

Capital T, ka publikuar këngën “Hatixhe”, ku dëgjohen gjithashtu ritmet dhe një pjesë e textit të këngës “Moj Hatixhe n’shami t’kuqe”. Një këngë e njohur e kënduar nga Hamide Sadiku, e publikuar rreth vite e 70-të.

Fifi ka risjellë një version të këngës “Zogo”, origjinalja e së cilës është kënduar nga Nazmie Hoxha dhe më pas është risjellë nga Françesk Radi. Kjo këngë ka patur shumë sukses dhe ka ngelur në memorien e publikut. Sot, e risjellë me shumë hijeshi nga Fifi, e shoqëruar me videoklip, të cilin ka zgjedhur ta xhirojë në sheshin Skenderbej, e veshur me kostum popullor. Duhet ta pranojmë se Fifi ngjan vërtet shumë bukur nën tingujt e kësaj kënge.

Greta Koçi, ka risjellë një kolazh shumë të veçantë në version acoustic ku ka sjellë bashkë 3 nga këngët më të bukua shqip: “Rrjedh në këngë e ligjerime” e kënduar nga artistja e madhe e muzikës shqiptare Vaçe Zela, “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, një nga këngët më të vjetra dhe të risjella nga shumë artist të skenës shqiptare, “Baresha” një tjetër perlë e kënduar nga Nexhmije Pagarusha.

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody Tv sot në orën 20:00.