Ndodhemi në karantinë prej 2 muajsh dhe sigurisht të gjithëve na mungon të dalim dhe të takohemi me miq, të këndojmë dhe të dëgjojmë muzikë nga artistët tanë të preferuar në lokalet me muzikë live në Tiranë.
E në pamundësi që të dalim, artistët kanë menduar që show-n që ata bëjnë në lokale ta sjellin në shtëpitë tona përmes videove live në Instagram.
Prej dy javësh artistët të muzikës moderne dhe popullore mblidhen së bashku përmes videove live dhe ofrojnë një show të vërtet këngësh.
Të tillë kemi parë disa si Rati, Pandora, Bujar Qamili, Artjola Toska, Denisa Gjezo, Vëllezrit Endri dhe Stefi Prifti apo edhe artistë si Rosela Gjylbegu, Anjeza Shahini, Anxhela Peristeri apo Redon Makashi etj.
Në ambientet e shtëpisë së tyre me kamera, instrumentet dhe mikrofon ata këndojnë në sinkron me njëri tjetrin dhe të jep përshtypjen e një orkestre të vërtet edhe pse të lidhur nga linja e internetit.
Videot janë postuar në profilet e tyre, të kompozitorëve dhe instrimentistëve për të marrë sa më shumë shikueshmëri.
E bukur si ide apo jo? I keni parë videot?