Një postim i ish Kryeministrit Berisha ka marrë vëmëndjen dhe është bërë kryefjala e skandaleve online.
Bëhet fjalë për dy gazetaret e njohura të televizionit Ermira Kazhani dhe Bieta Sulo, të cilat sipas një listë pagese të publikuar nga Z. Berisha, përveçse gazetare rezultojnë gjithashtu të punësuara nga ndërmarrja e Ujësjellë-Kanalizimeve, që është nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.
Sipas kësaj listë pagese rezulton se Ermira Kazhani mbulon pozicionin e këshilltares Ekonomike dhe merr një pagë prej 830 mijë lekësh në muaj.
Ndërsa Bieta Sulo, mbulon pozicionin e specialistes dhe paguhet me 550 mijë lekë të vjetra në muaj.
Direkt pas këtij lajmi, reagimet kanë që të shumta në rrjetet sociale në profilet e dy gazetareve.
Ermira Kazhani ka bllokuar komentet në profilin e saj në Instagram, pas komenteve dhe sulmeve të shumta në postimin e saj të fundit.
Ndërsa Bieta Sulo, ka vendosur që mos ti përgjigjet komenteve por ti fshijë ato.
Asnjera nga dy gazetaret nuk është shprehur për të sqaruar këtë situatë e ndërkohë ky lajm është bërë viral në rrjet duke shkaktuar komente dhe sulme të shumta drejtuar tyre.