Top 5 me West Side Family

Lajme

Në rubrikën “Top 5” sot do të kujtojmë 5 hite të një prej grupeve më të njohura të muzikës.

West Side Family, treshja e djemve më të pëlqyer dhe të dashur të publikut, Miri, Landi dhe i ndjeri Dr. Flori.

Hapat e para i hodhën gjatë viteve 96-97 ku publikuan këngen “Tik-tak” e pas saj shumë të tjera. Kënga “Tik-Tak” këndohej nga Dr. Flori dhe Miri sepse Landi nuk i ishte bashkuar ende grupit.

Në vitin 2008 grupi i shkëput nga aktiviteti muzikor ku vetem Dr. Flori e vazhdoi karrierën i vetëm dhe duke kryer bashkpunime me artistë të tjerë shqiptarë deri në Nëntor të vitit 2014, kur ai u nda nga jeta duke tronditur fansat dhe kolegët. Dy djemte e grupit Landi dhe Miri u bashkuan për të përfunduar këngën “Beso” të lënë pa mbaruar nga Dr. Flori dhe që nga ai moment nuk janë ndalur.

Ja cilat janë 5 hitet më të bukura të karrierës së saj sipas nesh, nga vendi i pestë tek i pari:

5.“E gjithë bota jemi dy”

4.“Mesazh”

3.”Hou çike”

2.”Komshia”

1.“Marinela”

A jeni dakort? Cila ju pëlqen më shumë?

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody TV sot, e hënë ora 20:00.