“3 from 1” me këngë nga 2020

Lajme

Në rubrikën “3 from1” sot do të kemi protagonistë artistë të cilët kanë publikuar këngë përgjatë muajve të parë të vitit 2020.

Aurel Thellimi ka publikuar këngën “Sa jena dasht”, një baladë moderne e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë pozitivisht në Youtube.

Blerina Braka ka publikuar këngën e saj me titull “Altari i dashurisë”, i cili jo vetëm është pritur dhe pëlqyer shumë nga publiku, por gjithashtu do të jetë kolona zanore e dashurisë për shumë çifte.

Ylli dhe Bajram Ismaili kanë publikuar këngën e tyre kushtuar miqësisë. Një dedikim për të gjithë miqtë që kemi larg fizikisht por me zemër gjithmonë pranë.

Këngët e plota mund ti ndiqni sot, e mërkurë, në Melody TV në orë 20:00.