Ja kush e “rruajti” nga karantina

Lajme

Tani në karantinë përveçse u bënë të gjithë “shefa kuzhine”, a thua po konkurojnë në “Master Chef”, një tjetër trend po del në pah, rruajtja e kokës.

Duke qënë se të gjithë bizneset janë mbyllur, duke përfshirë këtu edhe berberët, duket se çunat i kanë rënë për shkurt dhe e kanë marrë situatën në dorë duke u qethur vet, ZERO.

Duket se ky trend i ri po ndiqet shumë, madje edhe disa personazhe të njohur shqiptar dhe jo vetëm, kanë bërë këtë zgjedhje si Ermal Mamaqi, Devis Xherahu, Rati, Lorenc Hasrama apo edhe Devid Beckham.

Epo ata janë me fat se i rriten flokët shpejt, po vajzat si po ia bëjnë?

Ju si ju duket look-u i ri i çunave?