Vida Kunora lutet për të gjithë shqiptarët

Lajme

Në këtë periudhë të mbushur me tensione të mëdha, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, secili ka kohë gjithashtu për të reflektuar, për të folur me njërëzit e dashur dhe pse jo edhe për t’u lutur.

Vida Kunora, një ndër artistet më të dashura të publikut, i ka anulluar aktivitetet e saj muzikore dhe si çdo shqiptar tjetër po përjeton vetë karantinimin në shtëpi.

E përpos punëve apo angazhimeve shtëpiake, të cilat një artiste si ajo që është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe nuk mund ti përkushtojë kohë, gjithashtu koha me familjen dhe çlodhja në shtëpi, ajo gjithashtu na ka treguar se është shumë besimtare. Në videon e postuar ajo shprehet:

“Miqtë e zemrës, fansa, dashamirës kudo që jeni, uroj që të jeni mire, që ta kaloni lehtë këtë sfidë të madhe që na sprovoi koha. Unë me gjithë zemër, nga vet karantinimi, po përpiqem që ta kaloj sa më lehtë, të shfrytëzoj kohën të merrem me punë me të cilat skam pas mundësi të merrem deri tani dhe lutem për ju, lutem për vete, lutem për të gjithë kombin shqiptar dhe gjithë njerëzimin. Zoti na rujt dhe na bekoftë. Bashkë do ia dalim!” – kanë qënë fjalët e saj.