U konfirmua lajmi se edhe këtë vit do të kemi dy Shqiptar në Eurovision.
Përveç Arilena Ara e cila do të përfaqësojë Shqipërinë, do të jetë tjetër shqiptar i cili do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovision duke përfaqësuar Zvicrën, Gjon’s Tears.
Ka qënë vet artisti i cili ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet postimeve në story.
Gjon’s Tears është emri i artit i Gjon Muharremit. Ai ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana.
Pak kohë më parë, ai publikoi një këngë të quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të The Top List, të cilën e performoi live edhe në natën finale në The Voice Kids Albania 2019.
9 vite më parë, ai mori pjesë në Albania’s Got Talent dhe në shkurt të 2019-s ishte pjesëmarrës në The Voice of France.
Kënga e tij “Répondez-moi” flet për drama jetësore, të cilat kërkojnë të marrin një përgjigje.
Mezi presim që ta shohim performancën e tij.