Që prej ditës së djeshme, në të gjitha portalet online vëmëndja është fokusuar tek sherri midis Jonida Maliqi dhe ish mikeshës së saj Alba Danaj.
Gjithçka ka nisur nga një deklaratë që bëri Jonida Maliqi pak kohë më parë për çantat e vogla. Ajo tha se nuk do të shpenzonte kurrë para për një çantë që është me e vogël se dora e saj.
Duket se kjo deklaratë e ka acaruar blogeren, e cila ka shpërthyer në komente:
“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.
Pas këtij postimi, reagoi edhe Jonida Maliqi e cila vendosi ti japë mesazhe ish mikeshës së saj nëpërmjet disa shprehjeve në Instastory.
Duket se situata vazhdon të jetë e tensionuar midis dy vajzave, madje në një lajm të publikuar nga “ICONSTYLE.AL”, thuhet se Jonida Maliqi është gati për të hapur proçes gjyqësor dhe ndërkohë postimet në rrjete socile dedikuar njëra-tjerës vazhdojnë. Në një tjetër story Alba Danaj shkruan:
“Ti mund të flasësh gjepura për mua, gjërat materiale s’më interesojnë dhe s’kanë rëndësi, por në momentin që flet gjëra të papërshtatshme për familjen time dhe sidomos për fëmijën tim ende të palindur, atëherë do të më interesojë dhe s’do të fal e harroj kurrë”.
Tani jemi vërtet kuriozë të dimë se çfare ka ndodhur midis tyre që qënka kaq e rëndë sa po mendohen gjyqet, por të shohim se cila do ta sqarojë e para këtë situatë.