Samanta Karavella mundet nga Ronela Hajati në duel

Lajme

Dueli i sotëm në My Melody kishte përballë dy artiste të muzikës moderne Samanta Karavella dhe Ronela Hajati.

Dy artiste shumë të kërkuara nga publiku në koncerte dhe evente të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë.

Ronela Hajati është përmendur gjithmonë për karakterin e saj shpërthyes dhe energjinë që ajo ka në skenë.

Kujtojmë se dy vajzat kanë qënë mikesha të ngushta me njëra-tjetrën, ku nuk mungonin ta shprehnin miqësinë e tyre në rrjete sociale nga vende të ndryshme, madje edhe në udhëtime.

Por diçka ndodhi midis tyre dhe nga 2015 nuk i kemi parë më bashkë. Misteri i zënkës nuk është zbuluar akoma edhe pse në intervista të ndryshme ato kanë shprehur diçka por pa dhënë arsye konkrete.

Në një intervistë në POP Culture, Samanta e pyetur për zënkën me Ronelën ajo ka thënë:

“Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra”, ka rrëfyer Samanta.

E ndërsa Ronela Hajati të njëjtës pyetje e ftuar në emisionin “Oktapod” i është përgjigjur:

“Samanta nuk më ka zhgënjyer. Ne nuk jemi më shoqe sepse Samanta është shumë e mirë për mua”, tha Ronela aso kohe.

E përpos këtyre secila nga këngëtarët ka vazhduar me projektet muzikore.
Ndërkohë që Ronela Hajati po shijon një periudhë goxha të suksesshme sidomos 2 vitet e fundit, me projektet e saj ku e shohim me hite të reja, e klasifikuar në “The Top List / Top Awards” me disa nga projektet e saj, pjesmarrja në koncertin më të madh të vitit “15 vjet Digitalb” apo bashkëpunime shumë të suksesshme, Samanta Karavella nuk është më në majat e klasifikimeve si dikur.
Diçka po ndodh me Samantën… Ajo nuk është më aq prezente sa dikur dhe kjo gjë reflektohet edhe tek publiku i cili duket sikur po e “harron” paksa.