Jo më vetëm këngë popullore në dasmat shqiptare, por edhe hip pop

Lajme

Dasma është një event shumë i rëndësishëm në jetën e çdo personi, e sidomos në Shqipëri ku dasmat nisin një javë para me muzikë dhe kërcime.

E natyrisht një nga gjërat kryesore të organizimit është zgjedhja e muzikës, ku gjithmonë është dilema për të marrë DJ apo orkestër, cilin këngëtar ose këngëtare etj.

Kemi pyetur ndjekësit tanë në Instagram, Melody TV Albania, se cilin këngëtar / këngëtare do të donin që të këndonte ne dasmën e tyre dhe përgjigjet kanë qënë të shumta.

Disa kanë zgjedhur disa nga emrat më të mirë momentit të muzikës popullore si Artjola Toska, Eglantina Toska, Ervis Behari Apo Amarda Arkaxhiu etj.

E disa kanë guxuar më shumë në dasma më moderne më Yll Limani, Butrint Imeri apo  Flori Mumajesi.

Çdo vit që kalon dasmat shqiptare pavarësisht dëshirës për ti ngelur traditës, gjithmonë e më shumë i përshtaten modernes duke organizuar një dasëm me një miks midis trasdicionales dhe kohes. Kjo gjë reflektohet edhe në dëshirat e publikut për të patur në dasëm artistet e tyre të preferuar, pavarësisht se nuk janë këngëtarë të muzikës popullore.