Vida Kunora, më e preferuara nga shqiptarët e Diasporës

Lajme

Këngëtarja e njohur Vida Kunora vazhdon të mbetet e preferuara e bashkatdhetarëve tanë në Diasporë.

Ajo në rrjetin social ‘Instagram’ ka publikuar disa video e materiale nga mbrëmje të ndryshme muzikore në disa vende të botës.

E preferuar nga shqiptarët, vetëm gjatë muajit shkurt koncertet e saj kanë qenë në Itali, Austri, Belgjikë, Greqi, Hollandë, Norvegji e Amerikë.

Koncertet e saj të rradhës të publikuara deri më tani vijojnë më datë 7 mars në Bruksel, 8 mars Milano, 20 Mars në Siçili.

Vida Kunora është një ndër bilbilat e muzikës popullore shqiptare, e njohur për këngët ‘Djemtë e Malësisë Teme’, ‘Ndize’ , ‘Ktu i thonë Malësia e Madhe’, ‘Me shqiptare me u martu’, ‘Diell e hanë’ etj.