Valbona Mema përballë Artjola Toska, cila është më e preferuar?

Lajme

Në programin My Melody sot do të kemi dy artiste shumë të njohura të muzikës popullore shqiptare, Artjola Toska dhe Valbona Mema.

Jo pa shkak kemi zgjedhur që në këtë duel të vendosim përballë këtë dyshe, të cilat janë shumë të famshme por gjithashtu dhe konfliktuale me njëra tjetrën. Kujtojmë këtu deklaratën nga Valbona Mama e ftuar në emisionin “IN” në të cilin është shprehur se: “Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt”. Artikullin e plotë e rikujtojmë në këtë link nga “lapsi.al”

Nuk e dimë se si janë marrëdhëniet sot midis dy këngëtareve por ju mund të votoni të preferuarën tuaj në story në profilin Instagram të Melody TV Albania.

Fituesja e duelit do të jetë kënga përmbydhëse e programit My Melody sot në orën 18:00-20:00. Mos harroni të na ndiqni dhe të dërgoni preferencën tuaj muzikore për ta parë live në Melody TV.